Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se e ka detyruar një person që t’ia paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde.
Ai është dërguar në mbajtje.
“FAJDE- Prishtinë / 2025. Me datë 30.08.2025 është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i detyruar persona-viktima të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde. Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit