Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë një postim në rrjete sociale ku ka shprehur krenarinë për nipin e tij, Fatlind Neziri.
Ai ka bërë të ditur se Fatlindi ka përfunduar me sukses Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Ministrisë Turke të Mbrojtjes, shkruan KosovaPost.
“Nipi im, Fatlind Neziri, është djali i dy bashkëluftëtarëve të mi, Nezirit dhe Mejremes. Duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj atdheut, Fatlindi sot i shërben vendit me nder dhe përkushtim në uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Krenar me ty, Fatlind!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Të tjera
S’e di nëse do të mundë të shkojmë në Botëror, por ëndrra e jonë është Evropiani i ardhshëm
Përgjigja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim
Ambasada e Italisë mbledh zyrtarët italianë aktivë në Kosovë për diskutime mbi zhvillimet në vend