Dy djem, 15 dhe 16 vjeç, janë arrestuar sot në veri të Mitrovicës pasi në bluzat e tyre kishin mbishkrime kontraverse me përmbajtje nacionaliste, si “Çetnikët e veriut” dhe “Ju luftoni, veriu do të digjet”.
Arrestimi ka ndodhur pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë të Veriut.
Sipas Petrit Fejzës, shef i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, të miturit janë sjellë në stacion dhe janë intervistuar në prezencë të Qendrës për Punë Sociale.
Pas konsultimit me gjyqtarin për kundërvajtje, Fejza ka bërë të ditur se pastaj do të vendoset për hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj tyre.



Të tjera
Arr*estohet një i dyshuar për kr*ime lu*fte
Të arr*estuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njofton se u prangos edhe ekzamineria e Ministrisë: E mirëpresim aksionin
Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher