Edon Zhegrova i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Juventusi.
Tashmë gjithçka që ka mbetur për sulmuesin dardan është që të nënshkruajë kontratën dhe për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Juventusit.
Pasi i përfundoi testet mjekësore, Edon Zhegrova ka marrë rrugën për në zyrën kryesore të Juventusit për të vënë firmën në kontratë.
Në dalje nga “J Medical”, Zhegrova nënshkroi fanellat e tifozëve juventinë, të cilët edhe kënduan për të.
“Uno di noi, Zhegrova uno di noi” (Një prej nesh, Zhegrova një prej nesh)”, thonin ata.
Zhegrova është transferuar te Juventusi nga Lille për shumën e 20 milionë eurove, së bashku me bonuse.
Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2030, dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.
Të tjera
Arrin në mbi 800 numri i të vd*ekurve nga tër*meti në Afganistan
Zhegrova merr 11-shin te “Zonja e Vjetër”
Su*lmi në Banjskë, Plenkoviq kritikon BE-në që e kaloi sikur “nuk ndodhi asgjë”