Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike.
Ai i është bashkuar ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si këshilltar për Politikë të Jashtme.
Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri.
“Të dashur miq, me kënaqesi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ,për t’u bere pjese e ekipit të saj nese pozicionin e Këshilltarit për Politike të Jashtme”, shkroi ai në Facebook



Të tjera
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit
Këto janë 10 komunat që do të bëhet rinumërimi i plotë i votave
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh