Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një lokal në Leposaviq, ku janë gjetur pije, bluza, thika, elektroshok dhe materiale të tjera me mbishkrime e logo të dyshimta. Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, bastisja ka nisur rreth orës 12:00 pas njoftimit nga Njësitë e Policisë Kufitare. Në aksion ka asistuar edhe Dogana e Kosovës, ndërsa për shkak të materialeve të gjetura është njoftuar edhe Prokuroria Speciale.
Elshani ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe se bastisja është në proces. Ai shtoi se pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, do të vendoset për veprimet e mëtejme.



Të tjera
Irani mohon bisedimet me SHBA-në, paralajmëron kundër goditjes së infrastrukturës jetike
Messi 64 gola larg Ronaldos, vazhdon rrugëtimi drejt 1000 golëshit
Parisi në duart e të së majtës, kush është lideri i ri që befasoi Francën?