Instruktorët e Regjimentit të Xhenios nga Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë një trajnim të specializuar për ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson” për pjesëtarët e Xhenios nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim realizohet në kuadër të marrëveshjeve bilaterale mes FSK-së dhe FARSH-it, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët dhe avancimin e kapaciteteve profesionale e operacionale të të dy forcave.
Për të parë nga afër ecurinë e këtij bashkëpunimi, trajnimet u vizituan nga atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë, kolonel Beqir Tafili, si dhe komandanti i Regjimentit të Xhenios në FSK, OF4 Agron Xhekaj.
Ky aktivitet nënvizon përkushtimin e të dy forcave për rritjen e kapaciteteve teknike dhe koordinimin operacional në fushën e xhenios ushtarak.



Të tjera
“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe
85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë përfunduar
KESCO me kërkesë për kursim të energjisë elektrike, sasia e importuar shumë e lartë