Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është paraqitur sot në Gjykatë në cilësinë e palës së dëmtuar në rastin e kanosjes ndaj tij. Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj pretendimeve për trajtim të pabarabartë të kryeministrit në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale, duke e quajtur të pabazë një interpretim të tillë.
“Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale,” thuhet në deklaratën e Kryeziut postuar në Facebook.
Ai thekson se kryeministri Kurti asnjëherë nuk e ka refuzuar ftesën për të dëshmuar, përkundrazi, ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
“Sipas Kryeziut, Kurti ka respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij – një praktikë që, sipas zëdhënësit, ka ndodhur edhe më parë.”
Lidhur me rastin e kanosjes, Kryeziu sqaron se “zyrtarët hetues të autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar kryeministrin Kurti pikërisht në zyrën e tij më 10 qershor 2025”.
Deklarata përfundon duke konfirmuar se Kurti sot është paraqitur në gjykatë si palë e dëmtuar.
Të tjera
Izraelitët protestojnë teksa ushtria shton sulmet në Gazë
Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës
Sallahu takon drejtorët e ShKK-së, diskutuan për masat e reja që garantojnë rritjen e transparencës