Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka pritur drejtorët e Shërbimit Korrektues të të gjitha qendrave korrektuese të vendit për një takim pune të fokusuar në menaxhimin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese.
Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale dhe për masat e reja që garantojnë rritjen e transparencës, integritetit dhe efikasitetit në funksionimin e burgjeve.
Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në zbatimin e reformave që synojnë modernizimin e sistemit korrektues duke shtuar se do të sigurojmë që çdo institucion korrektues të funksionojë sipas ligjit, me standarde të larta profesionale.
“Forcimi i kontrollit dhe shtimi përgjegjësisë do të jetë brenda fokusit tonë”, u shpreh Sallahu.



Të tjera
30 gjëra që mund t’i bëni kur jeni i stresuar
Muriqi nga minuta e parë ndaj Villarrealit
Putin sugjeron se luftës në Ukrainë “po i vjen fundi”