Një aksion i Policisë në kuadër të Planit Operativ “Siguria në Shkolla” ka rezultuar me ndalimin e një të riu në Gjakovë, i cili dyshohet se po posedonte substancë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Hasi”, në afërsi të shkollës fillore “Zekeria Rexha”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë ndaluar një 23-vjeçar.
I dyshuari është identifikuar si Sh. D., rreth 23-vjeçar, tek i cili është gjetur një Joint (cigare e mbushur me substancë narkotike) me peshë rreth 1 gram.
Ai është shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.
Pas konsultimit me Prokurorin, është iniciuar rasti penal për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./Sinjali



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës