Tri “finale” të mbetura, ja kur do t’i luajë Shqipëria ndeshjet e fundit kualifikuese

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në pozita premtuese.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka grumbulluar 8 pikë, duke u renditur aktualisht në vendin e dytë, një pozicion që mban të hapura shpresat për kualifikim.

Në horizont mbeten edhe tre finale për kuqezinjtë, të cilat do të përcaktojnë fatin e Kombëtares.

Sfida e radhës pritet më 11 tetor, në një transfertë shumë të ndjeshme ndaj Serbisë, që pritet të jetë një përballje me shumë tension dhe peshë në renditje.

Faza e grupeve do të mbyllet më 16 nëntor, në “Arenën Kombëtare”, ku kuqezinjtë do të presin Anglinë, lideren e grupit dhe favoritin kryesorë për kualifikim direkt, shkruan tch.

Me shumë mundësi, anglezët do të kenë siguruar vendin e parë, çka mund të ndryshojë dinamikën e ndeshjes së fundit për Shqipërinë.