Hetimet për shpërthimin që ndodhi më 30 prill në parkingun e QKUK-së, ku shënjestër ishte vetura e drejtorit të spitalit, kanë çuar në një aksion të madh policor dhe disa arrestime.
Burime e medias bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të zhvilluar më 9 shtator në Prishtinë dhe fshatin Rimanishte, Policia ka arrestuar 11 persona: Faton Hajzeraj, rreth 40-vjeçar, Ylber Syla, rreth 31-vjeçar, Fatmir Dodaj, rreth 26-vjeçar, Hamza Tahiri, reth 59-vjeçar, Majlinda Heka, rreth 53-vjeçare, Sadije Hasana, rreth 64-vjeçare, Flutura Farici, rreth 59-vjeçare, Mimoza Hoti, rreth 54-vjeçare, Vera Hallulli, rreth 53-vjeçare, Kastriot Ahmeti, rreth 34-vjeçare dhe Ermal Syla, 26-vjeçar
Çfarë u gjet gjatë bastisjeve?
Te Faton Hajzeraj (Rr. “Fan Noli”, Prishtinë): u sekuestruan një iPhone 12, një laptop dhe dokumente të ndryshme.
Në pronën e Ylber Sylës në Rimanishte: një pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë dhe 99 fishekë, një thikë, disa telefona celularë dhe sasi e konsiderueshme marihuane me pajisje për kultivim.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Faton Hajzeraj është ndaluar për 48 orë.
Për të dyshuarit e tjerë, rasti është ndarë në procedura të veçanta dhe janë përfshirë edhe njësitë e Hetimit të Narkotikëve për trajtimin e pjesës që lidhet me drogën.
Gjatë verifikimit në sistemin e Policisë, është konfirmuar se Fatmir Dodaj ka një urdhërarrest aktiv për çështje të narkotikëve.
Hetimet për këtë rast të rëndë janë duke vazhduar, ndërsa burime të Sinjalit theksojnë se lidhja mes shpërthimit në veturën e drejtorit të QKUK-së dhe arsenalit të gjetur po analizohet nga organet e hetuesisë.
Të tjera
Shkelja e hapësirës ajrore polake nga droni rus “nuk është incident i izoluar”
Trump bën reagimin e parë pasi dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë
Jemi në fund të epokës së telefonave