Pacolli: Projekti për Qendrën Rezidenciale për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta do të trajtohet me prioritet

Pacolli: Projekti për Qendrën Rezidenciale për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta do të trajtohet me prioritet

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati, ku në fokus ishte projekti për ndërtimin e një Qendre Rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe fëmijët me nevoja të veçanta, transmeton KosovaPost.

Pacolli bëri të ditur se institucionet do ta trajtojnë këtë projekt me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme për të mundësuar realizimin e tij, përcjell Kosova Post.

Gjatë takimit, ajo përgëzoi Halil Kastratin për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në realizimin e projekteve humanitare, të cilat ndihmojnë familjet në nevojë dhe kategoritë më të cenueshme të shoqërisë.

Sipas Pacollit, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe sektorit humanitar është i rëndësishëm për krijimin e shërbimeve më të mira për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje.