Rrugëtimi me makinë nëpër autostradë, nga veriu i Shqipërisë drejt jugut ose anasjelltas, mund t’ju kushtojë nga 2,5 deri në 10 euro në një drejtim. Deri më 10 euro mund t’iu kushtojnë autostradat e Shqipërisë nëse i kaloni përmes Rrugës së Kombit që e lidh Shqipërinë me Kosovën. Ndryshe, nëse niseni nga Shkodra për në Tiranë me makinë do të paguani vetëm 2,5 euro, apo në një të ardhme të afërt nëse shkoni deri në Sarandë do të paguani edhe 2,5 euro për shkak të shfrytëzimit të Tunelit të Llogarasë.
Taksa rrugore e Tunelit te Kalimashit, kur hyri në fuqi dhe sa kushton?
Kalimi me makinë në Tunelin e Kalimashit ka një tarifë 5 euro, e testuar për herë të parë më 25 mars 2018. Që prej 17 shtatorit të vitit 2018, taksa rrugore hyri zyrtarisht në fuqi për çdo shofer që qarkullon në këtë rrugë, përjashtuar Policinë e Shtetit, zjarrëfikëset, apo ambulancat. Qarkullimi më i madh në Tunelin e Kalimashit zhvillohet nga shtetasit e Kosovës, si edhe nga qarku i Kukësitqytetarët e Kuksit.
Autostrada Thumanë – Kashar
Automjetet e thjeshta që kalojnë përmes autostradës Thumanë – Kashar paguajnë një tarifë 2,5 euro, me TVSH të përfshirë. Në kategorinë e mjeteve qarkulluese, motoçikletat kanë edhe pagesën më të ulët, me afro 1,8 euro. Aplikimi i taksës rrugore nisi zbatimin më 4 janar të këtij viti.
Tuneli i Llogarasë
Tuneli i Llogarasë njeh edhe qarkullimin më të madh gjatë verës, për shkak të fluksit turistik veror. Aktualisht, ky tunel i cili redukton trafikun dhe shpejton mbërritjen në destinacionet jugore të vendit, mund të shfrytëzohet pa pagesë. Sipas zëvendëskryeministres së Shqipërisë, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e vendit, Belinda Balluku, brenda muajit shtator nis edhe aplikimi i tarifës për Tunelin e Llogarasë. Për këtë të fundit, shoferët e makinave do të paguajnë vetëm 2,5 euro.
Të tjera
Shkelja e hapësirës ajrore polake nga droni rus “nuk është incident i izoluar”
Trump bën reagimin e parë pasi dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë
Jemi në fund të epokës së telefonave