Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.
Sipas Kushtetueses, rregullorja nuk është as Ligj i Kuvendit të Kosovës e as akt i Qeverisë, por një akt nënligjor komunal, dhe për këtë arsye nuk hyn në kompetencën e saj, thuhet në vendim, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës, me autorizim të kryetarit Rama, ka vendosur që nga shkurti i vitit 2025 të mos e zbatojë rregulloren e 5 dhjetorit. Si pasojë, të hyrat nga faturat e mbeturinave i ka inkasuar vetë Komuna e Prishtinës, ndërsa grumbullimin e mbeturinave ia ka besuar gjashtë kompanive private.
MAPL e ka vlerësuar të ligjshme rregulloren, ndërsa Gjykata Supreme ka urdhëruar Komunën që t’i kthejë kompanisë “Pastrimi” të hyrat nga faturimi gjashtëmujor i mbeturinave.
Ky vendim i Kushtetueses e përforcon më tej pozitën e kompanisë publike ”Pastrimi” në menaxhimin e mbeturinave, por lë të hapur debatin politik e ligjor për mënyrën se si Komuna e Prishtinës ka zgjedhur të organizojë këtë shërbim jetik për qytetarët.
Të tjera
Policia kryen kontrolle në pesë lokacione në Veri nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, s’ka të arr*estuar
Shkelja e hapësirës ajrore polake nga droni rus “nuk është incident i izoluar”
Trump bën reagimin e parë pasi dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë