Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se nga Kosova sot është deleguar një ekip në fshatin Kozhle afër Novi Pazarit, ku po zhvillohen inspektime në terren për vlerësimin e lokacionit, si rrjedhojë e dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.
Kryetari i komisionit, Andin Hoti, ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’ se sot po kryhet vlerësimi dhe më pas do të shihet mundësia për fillimin e punimeve. Fatkeqësisht, sipas tij, ky lokacion është përdorur si deponi mbeturinash që nga viti 1999, e për të arritur deri te zona e dyshuar, kërkohet largimi i tyre në një thellësi mbi 15 metra.
“Ajo që ka rëndësi të veçantë është që të mos lejohet Serbia ta kthejë Kozhljen në një proces të pafund, siç ndodhi me Kizhevakun dhe Rudnicën, duke zvarritur punimet me vite të tëra dhe duke mos dhënë koordinata të sakta”, ka shkruar Hoti.
Të tjera
Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore për vajzat e Presidentes, 100% në interes të publikut
Princi saudit i kurorës premton mbështetje për Katarin, bën thirrje për veprim pas sulmit izraelit në Doha
Fillon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit