Në një konferencë për medie nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se kjo ka të bëjë me komentet që LVV ka dërguar dje në Gjykatën Kushtetuese, meqë, sipas saj, dje ka qenë edhe afati i fundit i dorëzimit të komenteve në raport me kërkesën Listës Serbe.
“Shteti ynë është shtet unitar e jo multietnik. Ky model është rregullator i Republikës sonë demokratike në shteti tonë të shpallur në vitin 2008, asnjë grup etnik, shoqëror apo gjinor nuk e ka të drejtën e vetos përmbi organet tona që sfidojnë Republikën. Ne qytetarët e kësaj republike jemi palë të barabarta”, theksoi Haxhiu.
Ajo ka thënë se pavarësisht dallimeve që kanë me partitë opozitare ata duhet të bëhen bashkë në mbrojtjen e shtetit “kundrejt një subjekti politik që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe e lufton atë”.
“Mendoj që secili deputet i Kuvendit, secili subjekt, sidomos partitë shqiptare ka qenë e rëndësishme të dërgojnë komente në Kushtetuese. Pavarësisht dallimeve që ne kemi, është e rëndësishme ta mbrojmë shtetin tonë kundrejt një subjekti politik që nuk e njeh Republikën e Kosovës e lufton atë dhe tenton të bllokojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës”.
Tutje Haxhiu ka akuzuar opozitën se ata nuk i siguruan 5 vota që ta zgjidhnim deputetin Nenad Rashiq nënkryetar të Kuvendit.
Teksa opozitarët hedhin akuza të vazhdueshme në drejtim të LVV-së, do të ishte e rëndësishme që në këtë betejë të ishim bashkë, por vetë fakti që ata nuk i siguruan 5 vota që ta zgjidhnim deputetin Nenad Rashiq nënkryetar të Kuvendit, është i mjaftueshëm për të kuptuar pozicionin e partive politike dhe për të kuptuar se kush sot e bën avokatin e Listës Serbe. Për ne ka qenë e papranueshme masa që ka marrë Gjykata Kushtetuese, sidomos në afat prej 25 ditësh, është kohë shumë e gjatë, vendi ka nevojë për një qeveri dhe ne duhet ët ecim përpara, ose me qeverinë e re që është në plotni me qëndrimin tonë politik ose me zgjedhje të reja”, ka thënë Haxhiu.
Të tjera
Si të parandaloni humbjen e dëgjimit?
FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
E rrezikshme gjuha e Osmanit ndaj gazetarëve, të ruaj lirinë e mediave