Basketbollisti Erxhan Osmani, i lindur pikërisht në Bajram Curri, por i formuar fillimisht në Prizren, shkëlqeu në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian të basketbollit, duke qenë njeriu kryesor që dërgoi Turqinë në finale.
Greqia u mund bindshëm 94:68, dhe Osmani ishte më i miri në parket.
Ai shënoi 28 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 2 asistime, vodhi dy topa dhe bllokoi një gjuajtje.
Me 28 pikë, theu rekordin e Turqisë për ndeshjet me eliminim direkt në Europian. Forma e tij ishte e shkëlqyer, duke realizuar 6 nga 8 gjuajtjet për tri pikë, e duke barazuar rekordin e gjysmëfinaleve të Europianit.
Falënderoj mjekët tanë që bënë gati në kohë Xhedi Osmanin, që ishte vendimtar.
Unë jam shumë I lumtur”, tha Osmani.



Të tjera
Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” që kërcënoi Kurtin qëndrojnë inteligjencat serbe dhe ruse
5 probleme shëndetësore që ju pengojnë të bini nga pesha
Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar