Deputetët e Listës serbe sot janë paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kjo pasi iu rrezikohet mandati i deputetit.
Para fillimit të seancës plenare, e cila po mbahet në sallën alternative, të njëjtit shihen duke u nënshkruar në listën e pjesëmarrjes.
Të njëjtit kanë marrë mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.
Ndryshe, sot në seancë plenare në rend dite janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe i Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Të tjera
Abdixhiku: LDK do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh
Koalicioni që tronditi Vushtrrinë – reagon ashpër Sylejman Meholli!
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet nesër – Kosova në qendër të diskutimeve