Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është paraqitur rrejshëm si zv/drejtor i Policisë në Veri, Veton Elshani, dhe ka kërkuar nga një qytetar ndihmë financiare.
Viktima ia ka dërguar 1 mijë euro përmes “Western Union” në Bosnjë Hercegovinë.
Policia thotë se ka pasur edhe raste të tjera të tilla.
PK bën apel te qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
Komunikata e plotë:
Thirrje drejtuar qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve
Mitrovicë Veri , 18 Shtator 2025
Më datën 18.09.2025 rreth orës 09:20, në Stacionin Policor në Zubin Potok, është paraqitur ankuesi M/S/K i cili ka raportuar një rast mashtrimi, ku ai është kontaktuar nga një person i panjohur, i cili është prezantuar rrejshëm në emër të ZV.Drejtorit të DRP Mitrovice Veri Nënkolonel Veton Elshani dhe ka kërkuar ndihme financiare. Viktima ka dërguar shumën prej 1.000 euro përmes “Western Union” në Bosnje dhe Hercegovine, pas dërgimit të parave i dyshuari ka ndërprerë komunikimin.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrim”, ndërsa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me hetime.
Raste të ngjashme me thirrje të rrejshme janë raportuar edhe më parë edhe në qytete tjera të Kosovës si në jug ashtu edhe në veri, ku persona të dyshuar kanë kërkuar mjete financiare në emër të ZV.Drejtorit Elshani.
Thirrje për qytetaret.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos bien pre e mashtrimeve telefonike apo përmes mesazheve të dyshimta, të cilat janë raportuar kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, apo çfarëdo telefonate të dyshimtë.
Mos u besoni personave te panjohur te cilët prezantohen rrejshëm si zyrtare policore dhe kërkojnë para. Mos dërgoni mjete financiare përmes kanaleve te pasigurta.
Çdo rast të dyshimte raportojeni menjëherë në Policinë e Kosovës.
Siguria juaj është prioriteti ynë.
Kujdes nga mashtrimet!
Të tjera
Dardania, Lakrishtja dhe Kurrizi po degradojnë, zgjidhja përmes “Ndërmarrjes së integruar të lagjes”
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Gjeneral Jashari kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut