Një rast i tentativës së vrasjes është raportuar të enjten në mëngjes në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta.
Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë.
“VRASJE NË TENTATIVË
Mitrovicë Jug 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport policor.



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit