Dy këmbësorë janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku ishte e përfshirë një veturë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.
Tutje, ai u shpreh se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit