Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur brenda një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsa, kur një shtetas ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina.
25-vjeçarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit.
Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke.
Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte.
Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit