Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e djeshme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda, 32-vjeç, dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.
Siç u raportua 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë