Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka thënë se është i gatshëm për ballafaqim në debat me kryetarin aktual, Përparim Rama.
Ai ka thënë se kanë pasur ftesë në një debat, por Rama ka refuzuar të shkojë.
“Kryetar në ikje Rama, unë jam këtu, të lutem caktoje ditën, zgjedhe studion, aty do të jem të ballafaqohemi dhe t’i shpalosim konceptet tona për Prishtinën”, tha ai.
Rama mbrëmë në Pressing të T7 ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një debat me Hajrulla Çekun.



Të tjera
Dreshaj për koalicionet e 28 dhjetorit- Jo të natyrshme, dallojnë në mënyrë substanciale/ AAK-ja do të të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në Kuvend!
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kartelin famëkeq meksikan
Asamblisti serb i reagon burrit të Presidentes: Përpara e kisha flamurin serb, ma lejon ligji dhe kushtetuta