Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të qytetarëve në vendin tonë.
Sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, 87.4 për qind e qytetarëve kanë shprehur besim në FSK-në, ndërsa 85.6 për qind në Policinë e Kosovës, duke i renditur këto dy institucione si më të besueshmet në Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës e ka mirëpritur këtë anketim, duke thënë se është një vlerësim i rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zyrtarëve policorë.
“Besimi i qytetarëve është themeli i punës policore dhe një tregues i drejtpërdrejtë i partneritetit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe komunitetit. Ky besim është inkurajim për punë policore me përkushtim, në përmbushjen e misionit tonë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të jetës, pronës dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rezultatet e anketës tregojnë gjithashtu se qytetarët vazhdojnë ta konsiderojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit.



Të tjera
Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës
Për zbardhje të lëkurës dhe flokë të shndritshme, përdorni lëvore të patateve
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin