Kosova e para në Evropë/ Avokati Halilaj: Përgjigje ndaj narrativës së Serbisë

Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, sipas Raportit Global të Sigurisë 2025 nga Instituti Amerikan Gallup.

Këtë publikim të Institutit Gallup e ka komentuar për “Bota sot” avokati Gazmend Halilaj, duke e quajtur një arritje jashtëzakonisht të madhe.

“Renditja e Kosovës në vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit 2025 nga Gallup është një arritje jashtëzakonisht e madhe dhe një mesazh shumë i fuqishëm për vendin”, është shprehur ai.

Gjtihashu,  Halilaj i ka përmendur disa pika kyçe në lidhje me një publikim të fundit që tregon një përmirësim të ndjeshëm të perceptimit për sigurinë në Kosovë.

2.Mesazh ndërkombëtar – Renditja në këtë indeks, i cili matet nga një institut me reputacion global si Gallup, është një argument i fortë në arenën ndërkombëtare. Ai tregon se Kosova po ndërton një shtet funksional dhe të sigurt, pavarësisht sfidave politike dhe pengesave që shpesh vijnë nga Serbia.

3.Rëndësia për qytetarët – Përtej imazhit ndërkombëtar, kjo është edhe një fitore për vetë qytetarët, sepse siguria dhe sundimi i ligjit janë themele të një jete të dinjitetshme dhe të një demokracie të shëndoshë.

4.Përgjigje ndaj narrativës së Serbisë – Përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur Kosovën si vend të pasigurt bien ndesh me faktet e matshme dhe të publikuara nga një burim i paanshëm si Gallup. Ky rezultat është dëshmi që e forcon pozitën e Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare”, ka deklaruar Halilaj