Veton Surroi ka qenë pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Ibrahim Rugova në Uashington, për atë takim ka folur të martën një nga ideatorët e UÇK-së Xhavit Haliti.
Haliti në “Frontal” të T7, ka deklaruar se “Rugova i kishte quajtur ekstremistë pjesëtarët e UÇK-së si dhe Fatos Nanon”.
Ai të mërkurën publikoi një stenogram ku pretendon se ishte i atij takimi, në atë dokument thuhet se “Rugova i ka quajtur të frustruar shumë pjesëtarë të UÇK-së”.
Por, Surroi e ka demantuar, duke thënë se nuk është stenogram nga takimi.
“1. Nuk është stenogram nga takimi i delegacioni i Kosovës me presidentin Clinton 2. Dr. Rugova edhe në këtë takim ka kërkuar rolin prijës dhe aksion parandalues të SHBA-ve 3. Nuk ka përgojim të UÇK-së; është përshkruar cikli i dhunës i autoriteteve serbe që kanë marrë si shkas përgjigje ndaj aksioneve të UÇK-së për vrasje të civilëve shqiptarë (nga Likoshani e Qirezi deri në Lubeniq)”, ka shkruar Surroi.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)