Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka organizuar më 24 shtator atë që nihet si “Darka Transatlantike” 2025 me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, shkruan Express.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm të Armenisë, Azerbajxhanit, Zvicrës dhe Ukrainës, por jo edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti tjetër.
Rubio në këtë organizim kishte folur për rëndësinë e aleancave transatnaltike për ruajtjen e paqes dhe angazhimin historik të shteteve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe rëndësinë e angazhimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Në këtë darkë të shtruar në Nju Jork ka qenë e pranishme kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali, e cila ka thënë se aleanca në mes të SHBA-së dhe Shqipërisë po frocohet edhe më tej në dimension politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.
Në Nju Jork është duke qëndruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka njoftuar se ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan Rubio në një organizim të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump./Express/



Të tjera
Kurti në Davos fton Kuvajtin për investime në energji, ujë dhe infrastrukturë
Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT