Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për disa takime që ai ka zhvilluar në këtë qytet, si vizita që i kanë bërë Hendikos’it.
Ai ka njoftuar edhe për takime me edukatorë të çerdheve publike, dhe, me doktorë në pension të cilët edhe i ka falënderuar për kontributin e tyre.
Postimi:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj disa takime e vizita të rëndësishme në qytetin tonë. Vizituam objektin e Hendikos-it, i cili është ndërtuar në këtë mandat dhe tashmë ofron kushte shumë më të mira për punë e aktivitete, në shërbim të personave me aftësi të kufizuara.
Zhvilluam gjithashtu një takim të ngrohtë me disa nga doktorët në pension, duke i falënderuar për kontributin e madh dhe të pashlyeshëm që kanë dhënë për qytetarët tanë ndër dekada.
U argëtuam edhe me sport në Klubin e Pingpongut “Skenderaj”, ku energjia dhe entuziazmi i anëtarëve të klubit na dha motivim e pozitivitet për të vazhduar përpara.
#VazhdojmëpërSkenderajn
#PDK191
SL



Të tjera
Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike
Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT
Të dobëson apo jo uji me limon?