Hetuesit policorë në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.
Sipas policisë, arrestimi i tre të dyshuarve (meshkuj/kosovarë) është bërë sot në Mitrovicën e Veriut, mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 19 shtator në Vushtrri, kur ankuesi kishte raportuar vjedhjen e një trotineti.
“Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë trotinetin e vjedhur, i cili pas procedurave të nevojshme i është kthyer pronarit”, u tha në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: “Vjedhje”, “Ndihmë në kryerje të veprës penale” dhe “Blerje, pranim ose fshehje e sendit të përfituar me kryerje të veprës penale”.



Të tjera
FMN: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në vitet e ardhshme
Hamza takon Terras: Kosova të tejkalojë ngërçin, të avancojë drejt BE-së
Presidenti turk Erdogan pret Trumpin në Ankara