Një person është gjetur i vdekur dje pasdite në Përpellac të Podujevës.
Policia sot tha se ai u gjet pa shenja jete në varrezat e këtij fshati dhe afër trupit të tij është gjetur një armë, e cila më pas u sekuestrua.
Në raportin 24-orësh, policia tha se po e heton vdekjen e tij.
“Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.



Të tjera
FMN: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në vitet e ardhshme
Hamza takon Terras: Kosova të tejkalojë ngërçin, të avancojë drejt BE-së
Presidenti turk Erdogan pret Trumpin në Ankara