E për këtë ccështje, ka reaguar avokati shqiptar, Spartak Ngjela, i cili duke reflektuar mbi realitetin e sotëm ku ekzistojnë dy shtete shqiptare – Shqipëria dhe Kosova – ngre dyshimin e fortë pse, pavarësisht prej elitave intelektuale dhe artistike të mëdha, nuk ka një lëvizje të fuqishme për bashkimin e tyre.
Përmes analizës së tij, ai thekson se mungesa e bashkimit nuk është thjesht një çështje historike, por një reflektim i thellë i vështirësive të udhëheqjes politike dhe interesave të kundërta që pengojnë këtë ëndërr kombëtare.
Shkrimi i plotë
Por pas pak kohësh, duke e rrahur me mend pyetjen që shkrova në lart; arrita në konkluzionin tim se:
Në thelb, si rregull, bashkimi kombëtar është bashkimi i dy shoqërive të një gjuhe e të një kombësisie, por bashkimi vjen gjithmonë nga ndërgjegjja kombëtare e liderëve.
Prandaj, pikërisht këtu lind kjo pyetje që e mban të vërtetën brenda saj:
Po në luftën e dytë botërore?
Ai ishte një rast i volitshëm, por luftën partizane në Shqipëri e drejtonte Jugosllavia; domerhënë Serbia. Domethënë e drejtonin pushtuesit shekullorë.
Dhe ja, pikërisht këtu erdhi e filloi historia e re e shqiptarisë, e cila po vijon edhe sot me dy shtete shqiptare.
Por nuk janë vetëm dy shtete shqiptare, sepse në pritje historike kuptohet se janë edhe dy shtete të tjerë shqiptare: Çamëria dhe Maqedonia e Veriut.
Dhe po ta shohësh nën një prizëm historik, pikërisht këtu e në këtë kohë, në botën shqiptare ka filluar së brendshmi të rilindë kërkesa historike e Rilindjes Kombltare: bashkimi kombëtar.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo:
Kush po e ndalon bashkimin kombëtar të shqiptarisë në Gadishullin Ilirik?
Këtë bashkim po e ndalon paaftësia historike e liderëve politikë të dy vendeve; sepse kuptohet që te këta liderë ekzistojnë dy faktorë interesash që e ndalojnë këtë bashkim:
Interesi personal i pushtetarëve të lartë në Prishtinë, të cilët janë të prekur nga sëmundja e vjetër arbërore e princave shqiptarë që gjithmonë kanë thënë:
Ose unë në krye për ta drejtuar Arbërinë, ose asnjëri prej nesh.
Dhe ja; prandaj pikërisht këtu, në këtë pikë po ndodhemi ne në këtë kohë historike e cila po na thërret për BASHKIMIN e Shqipërisë Etnike.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë