Gjatë javës që lamë pas u shënua dyvjetori i sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ngjarje që tronditi vendin më 24 shtator 2023.
Si pasojë e këtij akti të agresionit të organizuar nga grupet serbe kundër Policisë së Kosovës, u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës.
Organizator i këtij sulmi u identifikua Millan Radoiçiq, atëkohë nënkryetar i Listës Serbe, i cili më vonë mori përgjegjësinë publike për ngjarjen.
Ai ka theksuar se çdo dyshim mbi përfshirjen e Peroviç-it në veprime të paligjshme duhet të trajtohet nga institucionet e sigurisë.
“Peroviç është certifikuar si kandidat për kryetar të Zubin Potokut në zgjedhjet e 12 tetorit pra nga vet KQZ-ja. Tani dyshimet nëse ai ka qenë pjesë e grupit terrorist të Millan Radojçiqit më 24 shtator, gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duhet të hetohet dhe dëshmohet nga institucione të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë”, ka deklaruar Haziri.
Sipas tij, tani për tani KQZ do të mund të marrë ndonjë veprim në drejtim të ç’ertifikimit të z. Peroviç-it
“Nuk e shohë se tani për tani KQZ do të mund të marrë ndonjë veprim në drejtim të ç’ertifikimit të z. Peroviç, pasi edhe sipas Prokurorisë së Shtetit nuk ka hetime ndaj këtij personi, e që do të thotë se nuk ka pasur provë e dëshmi nga institucionet e tjera që iu janë ofruar prokurorisë”, ka shtuar Haziri.



Të tjera
Lidershipi i tij garantoi paqen edhe mes Kosovës e Serbisë
Mos u ankoni – ushtrime mund të bëni edhe në karrige
Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë