Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, është shprehur se tash e shumë vite ekziston bashkëpunimi i thellë në mes të shërbimit sekret rus dhe atij serb.
Sipas Biserkos, këtë bashkëpunim e ka bërë më specifik Aleksandar Vulini derisa ishte ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.
“Prandaj, kjo çka ndodhi me arrestimet rreth Moldavisë qëndron edhe pse kemi deri tani vetëm informacione nga mediet, sepse pushteti në Beograd nuk deklarohet rreth kësaj. Nuk është rastësi që në këtë situatë, Rusia po tenton fort që të pamundësojë realizimin e Moldavisë pro-evropiane dhe ta orientojë atë kah Kremlini”, tha Biserko.
Ajo më tej u shpreh se ka indice që Rusia të ketë marrë pjesë edhe në agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Rusia e sheh atë [Vuçiqin] si dikë që e ka partner të besuar. Rusë kanë bazë të besueshme në Serbi, kështu që kjo është diçka që po ndodh dhe ka ndodhur edhe më përpara në Serbi”, tha ajo.



Të tjera
Lidershipi i tij garantoi paqen edhe mes Kosovës e Serbisë
Mos u ankoni – ushtrime mund të bëni edhe në karrige
Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë