Një 25-vjeçar është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet kosovare.
Sipas njoftimit të Policisë, Sh,F., dyshohet se ka kryer së paku gjashtë vjedhje gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit, transmeton KosovaPost.
I njëjti dyshohet se tentoi të largohej nga Kosova.
“Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.



Të tjera
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë