Djali e sulmon fizikisht nënën e tij në Gjakovë

Djali e sulmon fizikisht nënën e tij në Gjakovë

Policia e Kosovës raporton për një rast të dhunës në familje të ndodhur së fundmi në Gjakovë ku djali i mitur e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

“Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, shkruhet në njoftimin e Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje.