Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka dhënë një reagim pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me çështjen e viktimave, përcjell KosovaPost.
Në rrjetin social Facebook, Buna Mustafa tha se pas bisedës me babain e saj, ai ka sqaruar qëndrimin e tij: sipas tij, vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
“Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë të vërtetën për interesa personale”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa.
Ajo theksoi gjithashtu se babai i saj beson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.
Salih Mustafa ishte dënuar herën e parë me 26 vjet dënim me burgim për “krime lufte”, kurse Gjykata e Apelit e kishte zbritur dënimin në 22 vjet burgim.
Supremja Vendimin në fjalë ia kishte kthyer për rishqyrtim edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Dytë në Hagë.
Herën e dytë Gjykata e Apelit nga 22 vjet dënim me burgim i kishte shqiptuar dënimin me burgim prej 15 vjetësh – dënim i cili ishte atakuar në Supreme. Ndërsa, më 26.02.2025 Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vërtetuar dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën.



Të tjera
Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Gjatë pastrimit të shtëpisë, gruaja has në dy granata dore në bodrum
Barcola duhet të largohet nga PSG, Liverpooli mund ta bëjë pasuesin ideal të Mohamed Salah