Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim “të ngrohtë dhe pozitiv në Capitol Hill” me kongresistin amerikan Jim McGovern.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim “të ngrohtë dhe pozitiv në Capitol Hill” me kongresistin amerikan Jim McGovern.
Kurti, në një postim në platform X, e informoi kongresistin McGovern mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe e falënderoi për angazhimin e tij të palodhur për drejtësinë për Vëllezërit Bytyqi, si dhe për përkushtimin e tij në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithashtu ramë dakord të punojmë së bashku për të gjetur mënyra për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve tona, veçanërisht duke rritur investimet në biznes”, shkruan Kurti në X.
Ndryshe, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të tjera
Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Gjatë pastrimit të shtëpisë, gruaja has në dy granata dore në bodrum
Barcola duhet të largohet nga PSG, Liverpooli mund ta bëjë pasuesin ideal të Mohamed Salah