Një audio-incizim që ka filluar të qarkullojë që nga dita e djeshme në rrjetet sociale ka përfshirë në qendër të debatit kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në këtë incizim dëgjohet një bisedë ndërmjet Lladrovcit dhe Labinot Halilajt, asamblist dhe biznesmen në këtë komunë, ku flitet për një pronë dhe përfitime të mundshme financiare milionëshe në rast se plotësohen kushtet nga ofertuesi.
Në audio dëgjohet Lladrovci duke thënë se “me këtë pronë fiton 15 milionë euro”, ndërsa Halilaj shprehet mosbesues ndaj kësaj shume.
Për këtë audio-incizim, ka reaguar vetë Ramiz Lladrovci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai thotë se kjo është një përpjekje për shantazh ndaj tij në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku ai tashmë garon si kryetar i iniciativës “Për Drenicën Kampione”, pas largimit nga PDK.



Të tjera
Përdorni birrë për shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës
Gratë që përdorin antibiotikë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës
Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?