Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi takimet sot në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, takoi senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.
Kurti veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA.
Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq – i cili, siç theksoi kryeministri në detyrë, edhe dy vjet pas sulmit dhe pranimit të fajësisë vazhdon të jetë e të lihet i lirë në Serbi.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje