Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut, një nga çiftet më të përfolura të kohëve të fundit në rrjetet sociale, duket se ka marrë fund.
Pas një periudhe që u shoqërua me ndarje dhe ribashkime, çiftin i ka përcjellë gjithmonë një vëmendje e madhe nga ndjekësit e tyre. Por tani, një detaj i ri ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia mes tyre është mbyllur përfundimisht.
Në Instagram, Patris dhe Santiana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e tyre. Ky ndryshim në ndjekjen e profileve ka nxitur spekulime të shumta, pasi deri më tani ata kishin ruajtur një lidhje të dukshme online.
Edhe pse asnjë nga ata nuk ka dhënë një reagim publik për këtë lëvizje, fakti që nuk janë më pjesë e listës së ndjekësve të njëri-tjetrit, mund të jetë një sinjal i qartë se marrëdhënia ka marrë fund.



Të tjera
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë
Detaje të reja për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit
Sëmundja nga e cila vdesin më së shumti gratë