Në emisionin “Live from Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndarë disa rrëfime personale që kanë zgjuar interes të madh.
Ajo foli hapur për periudhën e gjatë të vetmisë dhe mënyrën se si e sheh raportin me lidhjet sentimentale.
“Kam më shumë se 6 vite që nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë kontakt fizik me asnjë mashkull”, u shpreh ish-konkurrentja.
Tregoi se njohjet e reja shpesh i përjeton me siklet dhe se nuk e ka të lehtë të krijojë lidhje.
E pyetur më tej, ish-banorja shtoi me sinqeritet se edhe nëse do të kalonin 10 vite të tjera pa kontakt fizik, kjo nuk do të ishte problem për të.
“Jam tip i komplikuar”, theksoi mes tjerash.
Deklaratat e saj u pritën me shumë reagime e i habitur ngeli edhe moderatori i këtij programi Ronaldo Sharka.



Të tjera
Mbahet gara “qytetari më dembel” në Mal të Zi
Si të dukemi më të rinj? 9 gjëra që këshillojnë dermatologët
7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë