Është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë, ka njoftuar sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë “Cetis” në Cele të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së, raporton KosovaPress.
Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 qendra të votimit me gjithsej 2.625 vendvotime prej të cilave 910 qendra të votimit me 2.571 vendvotime të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 qendra të votimit me gjithsej 54 vendvotime për votimin me kusht.



Të tjera
Do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve
Fakte rreth Salmonellës
Gjetën çantën me ar, dy fëmijë në Turqi ia kthejnë pronarit – ai i shpërblen për sjelljen shembullore