Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Holandës Dick Schoof në Kopenhagë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Ajo tha se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik.
Osmani tha se kryeministrit holandez i ka kërkuar mbështetje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”.



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?