Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me kryeministren e Islandës, Kristrun Frostadottir, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu projekte me interes të ndërsjellë dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona“, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij