Tetori Rozë, Kusari-Lila: Një kontroll i thjeshtë shpëton jetë – Bëje edhe ti, për veten, për jetën

Një kontroll i thjeshtë shpëton jetë – Bëje edhe ti, për veten, për jetën

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka marr pjesë në hapjen e muajit të ndërgjegjësimit në kuadër të Tetorit Rozë, përcjell KosovaPost.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në hapje të këtij muaji kanë marr pjesë përfaqësues shtetëror, profesionistë shëndetësorë, përfaqësuese të shoqërisë civile, gra që e kanë fituar betejën me kancerin, media dhe mbështetës të shumtë.

“Tetori Rozë është rikujtim i fuqishëm për vlerën e jetës dhe domosdoshmërinë e kujdesit ndaj shëndetit tonë. Ky muaj na fton të ndalemi, të reflektojmë dhe të veprojmë – sepse parandalimi dhe kontrolli i hershëm janë arma më e fortë kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Kusari-Lila.