Një shtetas serb është arrestuar mëngjesin e së enjtes pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës.
Siç njofton Policia, një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftimin e PK-së.
Rasti është hapur si “Sulm ndaj personit zyrtar”.



Të tjera
Përzijeni mjaltin dhe aspirinën dhe qiteni në fytyrë
Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit
Vasfije Krasniqi merr pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit: Të flasësh ndryshon historinë!