Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore 26 shtator – 2 tetor 2025, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar 1430 gjoba në kuadër të planeve operative për siguri në trafik.
Gjatë kësaj kohe, policia ka hetuar 16 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar, ndërsa për 26 ngasës është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Për shkak të lagështisë dhe rrëshqitjes së mundshme të rrugëve, Policia kërkon nga të gjithë ngasësit që;
• Të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe motit;
• Të mbajnë distancë të mjaftueshme mes automjeteve;
• Të përdorin dritat gjatë ditës dhe natës;
• Të shmangin përdorimin e telefonit dhe çdo veprimi që shpërqendron vëmendjen gjatë ngasjes.



Të tjera
Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet
Trumpi kërkon ta aneksojë Venezuelën: Dua ta bëj shtetin e 51-të
Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë