Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kopenhagë.
Rutte, përmes një postimi në platformën “X”, bëri të ditur se biseda ishte përqendruar në bashkëpunimin mes NATO-s dhe Serbisë, si dhe në rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj trupave të KFOR-it dhe dhunën në Banjskë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Kopenhagë. Diskutuam bashkëpunimin midis NATO-s dhe Serbisë, si dhe rëndësinë e llogaridhënies për sulmet ndaj KFOR-it dhe dhunën në Banjskë”, ka shkruar ai.
Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me kontekstin aktual të sigurisë dhe zhvillimeve gjeopolitike në Evropë dhe në rajonet e krizës ku konfliktet vazhdojnë.
“Kemi shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, në rrethana të ndërlikuara me të cilat përballet populli serb, veçanërisht në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në rrjetet sociale.
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë